Mediat në Zvicër vazhdojnë të jenë të zhurmshme në rastin Mary. Ato citojnë fjalët e ambasadorit të Kosovës në këtë vend, Naim Malaj, gjatë një interviste për gazetën Zentralschëeiz am Sonntag, ku i
fajëson mediat në Apenine se “nuk kanë e bërë të qartë sa duhet se Marty nuk ka ofruar evidenca dhe fakte për trafikimin e organeve”.Ai më tej ka shtuar se “nuk mendon që raporti i Dick Martyt do të ndikojë në marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”. Marty është zviceran, dhe ky vend është përfshirë në një debat të madh pas publikimit të raportit. Po ashtu, Thaçi dhe një pjesë e ish udhëheqësve të UCK-së, i kanë zhvilluar aktivitetet në këtë vend ndërsa në të jeton edhe një diasporë e madhe shqiptare./indeksonline