e diel, 26 dhjetor 2010

VV e akuzon Thaçin për shtëpitë në Dubai e Evropë

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk u panë askund të dielën,
edhe pse qindra serbë, politikanë e prijës fetarë janë mësyn Prizrenit. Të mësuar me aktivitetet e mëparshme të kësaj lëvizjeje kundrejt serbëve në të tilla ngjarje, e diela ishte ditë pushimi. Duket se u mjfatoi një komunikatë për media, ku u akuzua kryeministri në largim Hashim Thaçi.
“Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit, po e vazhdon punën e kësaj kishe aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashiqin e Sllobodan Millosheviqin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadiq ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit”, thuhet në komunikatë.
Më tej, akuzohet Thaçi për shtëpitë e tij në Dubai, duke thënë se “Serbia po e shkel tokën e përgjakur të Kosovës e jo shtëpitë e Hashim Thaçit në Dubai apo Evropë. Serbia erdhi sepse klasa politike e Kosovës, atëbotë të bashkuar në Grupin e Unitetit, kanë pranuar që trashëgimia ortodokse në Kosovë të jetë pronë e Kishës Ortodokse me seli në Beograd”. /indeksonline/
shko