Bashkimi Evropian nuk do të ndërmarr asnjë masë që të pengojë formimin e qeverisë së re nga Hashim Thaçi edhe përkundër raportit të Dicky Martyt.
“Formimi i Qeverisë së re, bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe raporti i Këshillit të Evropës janë dy procese të ndara, dhe pavarësisht raportit të Dickt Martyt, kjo çështje nuk do të pengojë në këto procese shkruan sot gazeta “Blic”, duke cituar burime brenda zyrës së Kethrin Ashton.
“Çdo kush para se të dënohet është i pafajshëm. BE tash prêt që së shpejti të përfundoi procesi zgjedhor në Kosovë , të hetohen të dyshuarit e përfshirë në korrupsion dhe të krijohet një qeveri e re me mandate Evropian”, ka thënë zëdhënësja e Kethrin Ashton, Maja Kocijančić./indeksonline/