e enjte, 16 dhjetor 2010

Komiteti i KiE miraton unanimisht raportin e Martyt

Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka bërë thirrje për hetime vendore dhe ndërkombëtare për të gjetur prova për “zhdukjet, trafikimin e organeve, korrupsionin, dhe përplasjen ndërmjet grupeve kriminale të organizuara dhe qarqeve politike në Kosovë”, bazuar në raportin e Dick Martyt.
Komiteti e ka miratuar në mënyrë unanime raportin e Martyt në Paris.


 “ Indikacione të shumta konfirmojnë se menjëherë pas konfliktit të armatosur, organet u hoqën nga disa të burgosur në një klinikë në territorin shqiptar, në afërsi të Fushë-Krujes, dhe u dërguan jashtë për transplantim”, ka thënë Komiteti.
Komiteti i bënë thirrje EULEX-it që të hetojë për t’i zbardhur këto çështje, dhe kërkon bashkëpuimin e autoriteteve kosovare, shqiptare dhe serbe të bashkëpunojnë.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta diskutojë raportin në fund të muajit të ardhshëm./ indeksonline
shko