Kreu i këtij paneli, Shukri Sulejmani konfirmon se ka mundësi që në 3 komuna të vendit të rivotohet pasi janë gjetur shkelje të rënda.
Disa orë para se PZAP të shpallë vendimet për 171 ankesa, konfirmohet se deri në 3 komuna të vendit do të shkohet në rivotim. Kreu i këtij paneli Shukri Sulejmani thotë se shkelje të rënda kanë ndodhur në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, por edhe në komuna tjera.
Kreu i panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa ekskluzivisht për RTK-në tregon detaje të shkeljeve që janë bërë në shumë qendra të votimit, për të cilat janë dërguar ankesa nga ana e vëzhguesve dhe subjekteve politike.
Vendimet e PZAP-it për shkeljet në 171 vendime, sipas ligjit duhet të publikohen sot deri në orën 19. Për shumicën e ankesave kreu i këtij paneli thotë se kanë qenë të bazuara edhe me fakte. Ankesat ndaj këtyre vendimeve mund të dërgohen në Gjykatën Supreme, e cila merr vendimin përfundimtar. Sipas kreut të PZAK-së nuk do të ketë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në nivel vendi, përkundër faktit se disa parti politike kanë kërkuar që kjo të ndodhë.