e premte, 24 dhjetor 2010

Dënohet me burg të përjetshëm ish-diktatori i Argjentinës

Ish-diktatori i Argjentinës, Jorge Rafael Videla, u dënua me burgim të përjetshëm. Një gjykatë në Cordoba shpalli 85 vjeçarin fajtor për krime kundër njerëzimit.
Gjatë sundimit të tij nga viti 1976 deri në vitin 1981, me kërkesë të juntës ushtarake argjentinase, thuhet të jenë vrarë deri në 30 mijë kundërshtarë politikë. Videla është dënuar me burgim të përjetshëm edhe në vitin 1985, por është falur pesë vite më vonë nga presidenti i atëhershëm Carlos Menem. Pasi më vonë vendimi i Menemit u konsiderua si antikushtetues, u desh të zhvillohej dhe njëherë procesi kundër ish-diktatorit. 
shko