Në mbledhjen e parë të Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme, Thaçi theksoi se qeveria aktuale do të vazhdojë me konsolidimin dhe forcimin e Kosovës evropiane.
Thaçi ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje dinjitoze në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe partitë për korrektësi në këtë proces, përderisa ka falënderuar gjithë mekanizmat që kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor.
"Kjo është mbledhja e parë pas organizimit të zgjedhjeve nacionale si qeveri e Kosovës, por natyrisht se politika e qeverisë, e këtij kabineti me integrimin e koncepteve shtesë qeverisëse do të vazhdojë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014, pastaj gjithashtu me konsolidimin e shtetit dhe forcimin e shtetit, të Kosovës evropiane, të Kosovës me liberalizim të vizave, të Kosovës si pjesë të NATO-s dhe afruar shumë afër për integrim në Bashkimin Evropian", ka thënë Thaçi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm, zgjedhje të cilat sipas tij, duhet të jenë të vërteta dhe prej të cilave do të burojë vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Ai ka theksuar se nga zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk do të ketë qeveri dhe pushtet të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës. /bw