Gjatë ceremonisë së mbajtur në Beograd, Meta është ulur në radhën e parë, përkrah mysafirit tjetër, Milorad Dodik, kryetar i Republika Srpskas, një ulëse më larg nga kryetar i Serbisë dhe kryetar i DS-së, Boris Tadiq.
Në Beograd Meta ka theksuar se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për ardhmëninë e të dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta është takuar edhe me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviq.
“Serbia pret hetime të hollësishme në lidhje me pohimet e raportuesit të Asamblesë arlamentare të Këshillit të Evropës Dick Marty”, ka thënë Cvetkoviq gjatë takimit me Metën.
"Kur bëhet fjalë për Kosovën, kryetari i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë vazhdon të mbetet pranë qëndrimit se dialogu është rruga e vetme për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit", thuhet në komunikatë të lëshuar nga qeveria e Serbisë.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të intensifikohet në domenin politik dhe atë ekonomik./koha