Kreu i LDK-së ka akuzuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë se vetë ata e kanë thirrur në telefon për të denoncuar shkeljet dhe vjedhjet që po i bëhen LDK-së por, sipas tij, pastaj ata kanë dalë vetëm me vlerësime të përgjithshme.
Mustafa ka propozuar formimin e një qeverie teknike deri në një vendim konkret për situatën lidhur me zgjedhjet. Për këtë ai ka deklaruar se do të flasë me ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Por ka theksuar se e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë e përgatitur nga një skenar, ku ka kontribuar edhe një televizion, pa e përmendur emrin e tij.
Ai ka përsëritur se në asnjë rrethanë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në, madje as në nivel lokal, siç është rasti për zgjedhjet e së dielës në Rahovec, ku kandidati i LDK-së është në balotazh me atë të AAK-së./koha