e shtunë, 18 dhjetor 2010

Kayla Collins ‘viktima’ e radhës e Ashley Cole

Pasi muaj më parë ia kishte thyer zemrën gruas së tij Cheryl Cole, duke e tradhtuar me femra të tjera, futbollisti Ashley Cole tani ka gjetur ‘viktimën’ e radhës, e kjo është lepurusha e revistës “Playboy”, Kayla Collins.

Ashley dhe manekinia e bukur, janë parë gjatë një darke romantike në Londër. Ata gjatë tërë kohës kishin qëndruar së bashku në një tavolinë, ku nuk kishin munguar puthjet dhe përqafimet e shpeshta.

“Ishin tejet intim me njëri-tjetrin dhe tërë kohën qeshnin dhe vazhdimisht janë përqafuar dhe puthur. Më pas, ata janë larguar së bashku me veturën e Ashley-it”, ka treguar një burim.
shko