e hënë, 20 dhjetor 2010

Marty tentoi të hidhte eshtra në "Shtëpinë e Verdhë"

Familja Katuci në Gurrë të Matit vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre. 

News24 arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katucit, pas publikimit të raportit të raportuesit të KE, Dick Marty i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se banesa e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë ka shërbyer si vendi ku UCK kryente transplant organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuci pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, 2 vite më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE dhe ish kryeprokuroren e Hagës. Katuci hedh poshtë cdo akuzë të raportit sikurse mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij. 

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të mi linin në shtëpi. Por ne i ndalum ato se ndryshe do mi kishin hedhur brenda. Kemi 7 vjet që besdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë se ku të zgjidhim. Unë nuk di të ketë qenë këtu Lulëzim Basha, unë nuk e njoh vetëm në telezizor e kam parë” shpjegon Abdulla Katuci. 

Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se 2 vite më parë, një ekip investiguesish të huaj ka kontrolluar cdo cep të kullës dy katëshe në pronësi të tyre. Sipas famijes Katuci, gjithcka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla Del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj Gjuetia/bw
shko