Në kespozimin e veturave në Los Angeles, Mercedes-Benz njoftoi se divizioni i performancës AMG dhe prodhuesi italian i motorëve Ducati do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta të marketingut në të ardhmen e afërt. Drejtori ekzekutiv i Mercedes-AMG, Ola Källenius dhe drejtori i Ducati-t, Gabriele del Torchio nënshkruan marrëveshjen gjatë një konference për shtyp të mbajtur në LA Show.
Sipas marrëveshjes, AMG do të jetë partneri kryesor i veturave i ekipit Ducati MotoGP në kampionatin e 2011, në anën tjetër, gjatë ngjarjeve të ndryshme që do të mbahen nga gjermanët, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të provuar motorët Ducati dhe anasjelltas.
AMG planifikon këto ngjarje për anëtarët e Private Lounge, që numëron më shumë se 13.000 klientë në mbarë botën. Të dy kompanitë theksuan se janë duke i konsideruar edhe aktivitetet e tjera dhe hapat strategji, por ata nuk zbuluan ndonjë detaj.
"Unë jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje për të njoftuar rreth bashkëpunimit tonë strategjik me Ducati. AMG dhe Ducati e plotësojnë njëri-tjetrin, pasi që të dy kompanitë ndajnë vlerat e njëjta: garat dhe pasionin e vozitjes dhe performanca e lartë plus ekskluziviteti si mesazhe kryesore të AMG dhe Ducati. Ky bashkëpunim afatgjatë do të na ndihmojë që të kemi qasje në grupe të reja të konsumatorëve ", tha drejtori ekzekutiv i Mercedes-AMG GmbH, Ola Källenius.