Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Michael Schumaker është i vendosur të luftojë për titullin në sezonin e ardhshëm, pavarësisht paraqitjes së dobët të makinës së tij Mercedes në 2010-n.
Gjatë një interviste të dhënë sot në shtypin gjerman, 41-vjeçari deklaroi: “Nuk jam penduar që u riktheva në gara. Po punojmë intensivisht për t’u përmirësuar dhe objektivi im i përhershëm nuk do të ndryshojë as në sezonin e ardhshëm. Nuk pretendoj asgjë tjetër veç titullit”.
Sipas gjermanit, rezultatet e këqija në 2010-n ishin të pritshme. “Rikthehesha në aktivitet pas shumë kohësh, ndërsa për Mercedesin ishte viti i parë në Botëror. Eshte e qartë që të dy kishim nevojë për një periudhë të shkurtët kolaudimi”.