Kur një prej partnerëve të çiftit mbetet vetëm, sigurisht nëse është në moshë të thyer, ka shumë mundësi që të takojë shumë shpejt në botën tjetër njeriun e dashur.
Zbulimi erdhi pas një studimi të ekspertëve skocezë, të kryer të 58 mijë çifte të martuarish. Studimi nisi prej vitit 1991 dhe u pa se 40 përqind e grave dhe 26 përqind e burrave vdiqën në një periudhë tre-vjecare, pasi kishin mbetur të vetëm. 12 përqind e personave vdiqën në të njëjtën ditë që vdiq edhe partneri i tyre.
Kush mbetet i/e ve, ka nevojë për ndihmë
Mesazhi që arrin nga ky studim është shumë i qartë: Nuk ka rëndësi se përse ka vdekur një prej partnerëve; tani duhet treguar shume kujdes për vejanin apo vejushën. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje sepse ndodhen në gjendje emotive të dobët.