e martë, 21 dhjetor 2010

Sëmundjet që trashëgohen


Nëse babai apo nëna, gjyshja apo gjyshi kanë pasur alergji, astmë, por edhe probleme që lindin nga poleni, ndjeshmërinë në ushqime të caktuara apo barna, është e mundshme që edhe ju të jeni të prekur nga këto.
Alergjia
Që të zvogëlohen komplikimet, më e efektshmja është preventivja e hershme. Nëna e cila është duke dhënë gji nuk guxon që të merr ushqime që shkaktojnë alergji. Por, pas lindjes nuk duhet të teprohet me pastërti. Për më shumë, është e dëshirueshme që të merrni një kafshë shtëpiake.
Parashikohet që zhvillimit të kësaj sëmundje i kontribuon higjiena e tepërt. Së fundi, së paku dy herë duhet të hani peshk të pasur me tri omega acidet dhe të keni kujdes kur të merrni ndonjë ilaç të ri.
Simptomat e para: Mund të paraqiten pas lindjes. Këto janë ftohjet afatgjata, bronkiti, frymëmarrja e vështirësuar, skuqja në lëkurë, diarreja, shtrëngimet në stomak. Me testimin e thjeshtë në lëkurë mund të përcaktohet se a bëhet fjalë për alergji. Kur të vërtetohet diagnoza, fillohet me shërim, varësisht nga lloji i alergjisë.
Shkurtpamësia
Edhe kjo sëmundje trashëgohet. Njëjtë vlen edhe kur dikush në familje ka problem me largpamësinë apo ka astigmatizëm, dhe daltonizëm, pamundësinë e definimit të ngjyrave (të gjithave apo disa), kjo zakonisht transmetohet nga nëna te fëmija mashkull.
Simptomat e para: Te çrregullimi i shikimit paraqiten djegie në sy apo kokëdhembje, kështu që nuk duhet të injorohen këto shenja, pasi që mund të tregojnë në atë se diçka nuk është në rregull me shikimin.
Depresioni
Në rast se dikush në familje vuan nga depresioni (shpesh kjo është nëna), rreziku rritet në 40 deri 50 për qind, pasi që kjo sëmundje shpirtërore është e trashëguar. Natyrisht, bëhet fjalë për depresionin e dëshmuar klinikisht, dhe jo në ndryshimet në disponim apo për periudhat e nervozizmit për shkak të lodhjes dhe kur të ndjeheni se nuk mundeni më tutje. Përveç kësaj, ajo që trashëgohet është vetëm prirje për depresion, ndërsa rrethina më së shpeshti e shkakton zhvillimin e saj.
Simptomat e para: Fjetja e tepërt apo e pakët, dëshpërimi dhe mungesa e motivimit.
Astma
Kjo sëmundje trashëgohet me kollitje dhe me frymëmarrje të vështirësuar. Tek te sëmurit e hershëm kjo paraqitet si një alergji në vet fillimin e saj, derisa në pjesën e mesme të jetës ajo paraqitet si astmë bronkiale.
Simptomat e para: Frymëmarrja e vështirësuar, teshtitja dhe paraqitja e kruajtjes në hundë
shko