e martë, 21 dhjetor 2010

NASA: Eklipsi i henes zgjati 28 minuta ne ora 07:33 te mengjesit

NASA njoftoi se te marten ne mengjes ka ndodhur erresimi i henes. Eklipsi i fundit per kete vit ka zgjatur per rreth tri ore e 28 minuta. Ai ka nisur ne 07:33 dhe, shikuar nga kontinenti evropian, ka qene i pjesshem. 
Erresimi i plote ka ndodhur ne oren 08:41, kur Toka ka bllokuar plotesisht renien e rrezeve te diellit ne hene, e cila kishte nje ngjyre te forte bakri deri ne 09:35.
E gjithe ngjarja ka mundur te shihet nga Amerika e Veriut, Grinlanda dhe Islanda. Nga Evropa Perendimore eshte pare faza fillestare, ndersa ajo e fundit ka qene e dukshme ne Azi.
NASA ka njoftuar se procesi i eklipsit ka mundur te shihet drejtpersedrejti permes faqes se saj te internetit. 
Erresimi paraprak i henes ka ndodhur me 26 qershor te ketij viti. Eklipsi ngjan kur Toka ndodhet direkt ndermjet diellit dhe henes. Ajo erreson rrezet e diellit dhe leshon hije mbi hene. Kjo e fundit, ne kete pozite, nderron ngjyren ne te portokallte ose te bakrit. 
Hena merr ngjyren e re, sepse rreze te terthorta te diellit megjithate kalojne permes atmosferes se Tokes dhe i japin ndricim te lehte asaj. Grimcat shtese ne atmosfere, si per shembull ato nga shperthimet vullkanike, bejne qe hena te marre nje nuance te erret te se kuqes.
Per dallim nga eklipsi i diellit, ai i henes mund te shikohet ne menyre te sigurt pa syza apo ndonje pajisje tjeter mbrojtese. 
Erresimi i henes zgjat shume me shume se i diellit, sepse hija e tokes eshte disa here me e madhe se e henes. 
Eklipsi i henes, si nje dukuri spektakolare astronomike, ne te kaluaren shpesh interpretohej si nje shenje e keqe, qe i paraprinte rrezimit te ndonje sistemi. 
Shembull per kete paraqet eklipsi gjate rrethimit te Konstantinopojes me 1453, e qe me pas u permbyll me renien e qytetit dhe shembjen e Perandorise Bizantine./ia
shko