e martë, 21 dhjetor 2010

Situate e komplikuar per Thacin

“Situata është bërë më e komplikuar për kryeministrin Hashim Thaci, tash pas publikimit të Raportit të Dik Martit,
por i mbetet vet Thacit të merr vendim” kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur per mundësinë që Thaci të jetë sërish kryeministër.

Padyshim që situata është më e komplikuar për të tani pas raportit. Por i mbetet atij të merr vendim” ka pohuar Lunacek

Më tutje ajo ka thënë se  Dick Marti duhet që ato fakte të cilat i përmend ti’a dërgoi EULEX-it. Ajo pranon se ky raport ka gjasa të ndikoj në imazhin e Kosovës.

Luancek ka bërë thirrje që ky raport mos të ketë ndikim tek procesi i liberalizimit të vizave. Ajo ka thënë se ky proces është teknik dhe do të luftojë që të mbetet i tillë.

Do të ishte shumë gabim nëse që në cfardo mënyre të ndëshkohej populli i Kosovës vetëm e vetëm për dyshime të supozuara për veprime të politikanëve. Dhe po e potencoj që janë vetëm dyshime dhe të tilla do të mbesin derisa të mos vërtetohen” është shprehur Lunacek duke vazhduar “E dialogu i vizave është proces teknik dhe duhet e unë do të angazhohem të mbetet i tillë.”

Eurodeputetja Ulrike Lunacek poashtu ka bërë ftesë që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të hetohet cdo keqpërdorim i mundshëm i votës gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.








shko