Policia e Kosovës pas marrjes se informacioneve për sulmin fizik ndaj gazetares së të përditshmes “Zëri”, Lumturie Blakaj, që ka ndodhur mbrëmjen e se dielës në qendër të Prishtinës, ka nisur hetimet.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se tashme personi që ka sulmuar gazetaren është i panjohur.
Lidhur me rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Sulmin ndaj gazetares Blakaj, UGK e konsideron të pa pranueshëm dhe si cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve” thuhet në reagim./on