e shtunë, 18 dhjetor 2010

Pacolli demanton PDK-në e AKR-në

Dje me Isa Mustafën, e sot me Hashim Thaçin. Paradite në Prishtinë, dhe pasdite në Lugano. Intenziteti i jetës e ka lënë të befasuar kreun e AKR-së, së Behgjet Pacollit.
Në një intervistë telefonike për RTK-në, Pacolli ka demantuar pohimet se është arritur marrëveshja për koalicion ndërmjet PDK-së dhe AKR-së.
Ai ka thënë se ka pasur një takim spontan me Hashim Thaçin, në Rings, në qendër të Prishtinës, dhe se aty kanë qenë edhe Agim Çeku e Hajredin Kuçi.

Pacolli ka mohuar të jetë folur për qeverinë apo ndarjen e posteve, por ka thënë se takimi ka shërbyer si shenjë unifikimi pas ngjarjeve të fundit. Të dyja partitë gjatë ditës nëpërmjet një komunikate e paraqitën si punë të kryer koalicionin për qeverinë e re. /indeksonline
shko