e martë, 21 dhjetor 2010

Ranieri do titullin me Romën

Trajneri Claudio Ranieri ka bërë të ditur se skuadra e Romës në këtë edicion do të luftojë deri në fund për titullin e kampionit, njoftojnë mediumet italiane të hënën.
Ranieri ka thënë se pas triumfit ndaj Milanit 1:0 në “San Siro” skuadra romane mund të fitojë edhe titullin. “Tash e tutje nuk do të fshihemi në asnjë mënyrë, pasi mund të luftojmë për titullin e kampionit. Ky edhe do të jetë synimi ynë në këtë edicion”, ka thënë Ranieri. Roma pas 17 javëve të zhvilluara në Serie A zë vendin e pestë me 29 pikë, shtatë më pak se Milani që prin në klasifikim.
shko