e mërkurë, 8 dhjetor 2010

Sexfiles e Julian Assange

Qyteti industrial i Enkoping, 40 kilometra larg Stokholmit është një qytet i këndshëm dhe i vogël në Suedi.
Deri më sot, ai nuk ka qenë i famshëm përveçse për dëborën e bardhë dhe tymin e oxhakëve që nis të rrokë qiellin që në muajt e parë të vjeshtës.

Por, nëse procedurat e ekstradimit në Britani do të jenë të suksesshme, atëherë do të ketë edhe një arsye tjetër që emri i këtij qyteti të mësohet nga një numër më i madh njerëzish, të paktën nga ana e qeverisë amerikane. Dhe arsyeja është se në këtë qytet Assange duket se ka bërë një gabim katastrofik.
Pikërisht këtu, në katin e parë të një apartamenti që ndodhej në një bllok ndërtesash, truri ose më mirë fytyra e “Wikileaks” që deri më tani ka vënë në pozitë të vështirë liderët dhe diplomacinë e shumë vendeve të botës, kryesisht atë amerikane, fjeti me një admiruese, të cilën e kishte takuar në një seminar të zhvilluar një ditë më parë.
Menjëherë pas kësaj zonjusha shkoi të ankohej në polici. Si rezultat Assange, i cili deri më sot është fshehur në Britaninë e Madhe, përballet me një çështje kriminale dhe sipas shumë gjasave me një vendim burgu.
Policia e Stokholmit përmes një mandati ndërkombëtar arresti, kërkon që ta marrë në pyetje Julian në lidhje me një përdhunim të mundshëm ndaj një gruaje dhe një akuze nga një grua tjetër, një tjetër admiruese suedeze, me të cilën ai kishte pasur një lidhje të shkurtër.
Por, ka një pikëpyetje të madhe në lidhje me faktet që këto dy zonjusha kanë kundër Assange për të mbrojtur pretendimet e tyre.
Janë të shumtë ata që mendojnë se 39-vjeçari australian është viktimë e një fushate të ndyrë përndjekjeje nga ana e qeverisë amerikane për shkak të publikimit të materialeve që i kanë cenuar këtij vendi reputacionin dhe ndoshta edhe marrëdhëniet me një sërë vendesh aleate, apo jo. Sipas shumicës së njerëzve, bëhet fjalë për një kurth të ngritur kastile për ta zënë Assange dhe për ta penguar në veprimtarinë e vet. Kurth i ngritur nga prokuroria suedeze. Gjithsesi, një gjë është e qartë: ligjet e përdhunimit seksual në Suedi janë shumë të ndërlikuara. Nëse do të përdornim një tërësi informacionesh të mbledhura deri më tani mund të ndërtonim ngjarjet të cilat i rrezikojnë lirinë Assange nga ana e policisë së Stokholmit. Ndërkohë që një politikan amerikan e ka cilësuar Assange “kriminel” dhe ka bërë thirrje për ekzekutimin e tij.
Historia nisi në 11 gusht të këtij viti, kur Assange arriti në Stokholm. Ai ishte ftuar që të ligjëronte në një seminar për “rolin e luftës në media” i organizuar nga qendra Lëvizja Vëllazërore e Majtë. Pika e tij e kontaktit ishte një zyrtare, të cilës do t’i referohemi me emrin Sarah

shko