e enjte, 6 janar 2011

Alkena preket në pikën e saj të dobët “atdhedashuria për Kosovën”


Alkena dhe Kreshniku ndërsa bisedojnë mes tyre lind një debat pasi Alkenës i perket pika e saj e dobët, “atdhedashurira për Kosovën”.
Debati i tyre zhvillohet për serbinë dhe popullin serb, ku Kreshniku tregon një histori ku kishte njohur dy vajza serbe dhe për disa ditë ai nuk u kishte treguar se nga ishte dhe më pas kur u kishte thënë se ishte shqiptar, vajzat kishin reaguar jo mirë sepse nuk e prisnin që ai të ishte shqiptar.

Më pas Niku thotë se ato e njihnin atë dhe se pasi ai u kishte thënë se përse ato duhet të silleshin në atë mënyrë kur është politika ajo që krijon dhe bën luftën, jo populli i thjeshtë dhe vajzat serbe, i kishin dhënë të drejtë dhe janë akoma mikeshat e tij.
Alkena pasi e dëgjon, i thotë se e para atij duhet t’i vijë turp që për disa ditë ka mohuar kombësinë e tij dhe se ajo nuk e beson miqësinë me serbët. Alkena shpjegon sipas saj, arsyet se përse popujt serbë e kosovarë urrehen. Ajo thotë se një pjesë e mirë e taksave të popullit serb shkojnë për ushtrinë dhe luftën dhe se 70% e serbëve e kanë përkrahur luftën në Kosovë. Alkena thotë se nuk mund të kërkohet që kosovarët të duan popullin serb, ku as shteti, as populli serb, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për ato që ka bërë në Kosovë. Kreshniku i thotë se Luftën nuk e bën populli, por politika, por Alkena e kundërshton duke thënë se në Kosovë kanë luftuar shumë serbë nga populli jo verëm ushtria serbe.
Alkena thotë se serbët kanë një nacionalizëm shumë të theksuar për vendin e tyre dhe se Kosovën e konsiderojnë ende pikë të tyre. Ajo i thotë Nikut se ai mund të ketë shokë e shoqe serbe sa të dojë, por asaj dhe askujt, nuk duhet t’i thotë se dy popujt serbë e kosovarë duhet të krijojnë mardhënie të mira mes tyre. “Unë nuk po them me kriju luftë, por as miqësi jo, deri në momentin që ata të kërkojnë falje publike”.
Kreshniku mbron mendimin se populli nuk ka faj për veprimet e një politike dhe se nuk duhet që të veprohet duke menduar çfarë kanë bërë të tjerët. Alkena thotë se asaj i vjen keq që ai po mendon në këtë mënyrë dhe se ajo shprehet kështu sepse ka qënë drejtëpërdrejtë e prekur nga shteti, politika dhe “veprat” e popullit serb gjatë luftës në Kosovë.
Kështu gjatë gjithë kohës që kryejnë provën, Alkena debaton me forcë kundër ideve të Kreshikut për miqësinë mes Serbise dhe Kosovës./tch
shko