e shtunë, 22 janar 2011

Evelina rrëfen historinë Silvio Berlusconi

“Ai është një person romantik, nuk është ashtu siç e përshkruajnë”. 38 vjeçarja Evelina Manna, ish modele dhe aktore por e përfolur për lidhjen me kryeministrin italian merr
në mbrojtje Berlusconin teksa rrëfehet për revistën “Oggi” për herë të parë. “Shumë vulgaritet ndaj një personi që me femrat nuk ka ato raporte të cilat përshkruhen”, thotë ajo.
Duke u distancuar qartazi nga ajo që e cilëson “shpërthim vulgariteti” nga ana e prostitutave të ndryshme në drejtim të Berlusconit, Evelina zbulon lidhjen e saj të vazhdueshme që prej vitit 2005 me uljet dhe ngritjet e saj, me xhelozitë, momentet e qeta dhe ato intime. "I pëlqen të flejë në karrige, i përqafuar. Me një orbit në gojë, sepse atij i pëlqen të jetë gjithmonë erëmirë”. Ndërsa organet gjyqësore kalojnë orë të tëra duke shqyrtuar 300 faqe të një hetimi të vakët, aktorja tregon anën e fshehur, të butë e romantike të një Berulskoni të pashkruar më parë.
“Ka shumë vulgaritet rreth një personi që nuk ka atë raport që thuhet me femrat. Sigurisht ai herë pas here rrëshket, por ka një anë femërore mjaft të thellë që gratë e njohin mirë. Mund ta them këtë pasi kam qenë me të shumë pranë”. Dhe kështu aktorja flet për të se pavarësisht angazhimeve, ai gjen gjithmonë kohën të festojë ditëlindjen e tij me të. Ajo ishte e bukur, thotë ose dhe kur ajo zgjohej në 5 të mëngjesit dhe e gjente në banjo duke folur me zë të ulët me një mikeshë. “Dhe ai e mohonte si një adoleshent”, thotë aktorja.topLajm
shko