e mërkurë, 26 janar 2011

BE: Na tregoni dëshmitë për Thaçin

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kritikave se misioni i vet në Kosovë, EULEX nuk ka bërë sa duhet për të hetuar akuzat që e
lidhin kryeministrin Hashim Thaçi me krimin e organizuar. “Neve na duhen prova për këtë që do të dërgoheshin në gjykatë. EULEX-i i ka dërguar Martyt dy letra duke i kërkuar prova. Kontaktet po vazhdojnë”, ka thënë zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, akuzat e Martyt bazohen në informata të agjencive të intelegjencias të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Greqisë, si dhe në dëshmi të dëshimtarëve.
shko