Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi ka ndërmend të padisë një anëtar të autortetit legjislativ për shkak të përdorimit të një fotoje të tij gjatë fushatës zgjedhore, kanë njoftuar avokatët e yllit
argjentinas. Avokati Ricardo Giuzeponi tha se futbollisti argjentinas do të ndërmarë veprime ligjore kundër anëtarit të parlamentit argjentinas Alfredo Olmedo për të shpjeguar se Messi “asnjëherë nuk është pajtuar” që të shfrytëzohet fotoja e tij në një fushatë zgjedhore. Fotoja tregon se si Messi i ka shtrirë dorën deputetit argjentinas, ndërsa sipër tyre qëndron mbishkrimi “Thuaj “PO” sportit; “JO” drogës”.“Fotoja mund të jetë e rrejshme. Mund të jetë bërë në aeroportin e Buenos Airesit, ku Messi çdoherë pritet nga shumë njerëz. Ai nuk ka ide se kush është ky njeri dhe çfarë posti ka” – tha avokati i Messit për një radio stacion në Rosario, qytetin e lindjes së yllit argjentinas. “Leo nuk përkrah askënd. Ai nuk ka asnjë lidhje me partitë politike” – tha Giuzeponi.
Olmedo i cili i lejoi vetes një luks duke shfrytëzuar foton e futbollistit më të mirë në botë Lonel Messi për qëllimet e tij politike ishte kandiduar për kryetar në provincën veriperëndimore Salta të Argjentinës.