e mërkurë, 23 shkurt 2011

Mlladiq shtëpi trekatëshe në periferi të Shkupit

Krimineli serb i luftës, Ratko Mlladiq posedon shtëpi private në fshatin Brodec në periferi të Shkupit, e cila pritet ti konfiskohet.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Blic”, e cila shkruan se
shtëpia tre katëshe e 68 vjeçarit të arratisur që kërkohet për krime lufte, pritet ti konfiskohet nga prokuroria serbe për krime lufte, për shkak të procedurës për gjykimin e krimeve të luftës të vrasjes së mbi 1.800 boshnjakëve në Srebrenicë.

“Ajo shtëpi që nuk është e kryer, është njëra ndër më të mëdha në atë rrethinë. Objekti trekatësh gjendjet në fund të lagjes së shtëpizave që gjendet në periferi të Shkupit. Bëhet e ditur se shtëpia disa herë ishte nxjerrë për shitje, por askush nuk e kishte blerë atë”, shkruan gazeta beogradase.

Ish-gjenerali serb Ratko Mlladiq karrierën e tij ushtarake e ka nisur në Maqedoni më 27 shtator të vitit 1965, me emërimin e tij për komandant të regjimentit të 89-të të këmbësorisë së Armatës Jugosllave.

Bashkëshortja e tij Bosilka dhe djali Darko posedojnë shtetësi të Maqedonisë, mirëpo nga janari i vitit 2009 atyre u është ndaluar hyrja në Maqedoni, për shkak se trajtohen si bashkëpunëtor që ndihmojnë të akuzuarin për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

I akuzuari për krime lufte Mlladiq kërkohet nga Tribunali i Hagës për dhjetë vite dhe se ai akoma është pakapshëm për organet e drejtësisë, edhe ato serbe, që kanë ngritur vepër gjyqësore kundër tij për krime lufte dhe vrasjen e civilëve boshnjak në betejën e Srebrenicës në vitin 1995./topLajm
shko