e mërkurë, 26 janar 2011

“Ma shpëtoni fëmijën” tha dhe vdiq e ngrirë

Pasi e pyeti vëllaun për ta shpëtuar djalin e saj dy-vjeçar, kosovarja nga Istogu vdiq e ngrirë, mes dy këmbëve në borë, e rrethuar nga
fushat e minuara në mes të kufirit ndërmjet Bosnjës dhe Kroacisë. Udhëzuesi i saj, që po e ndihmonte të kalonte ilegalisht kufirin, i zënë në panik, e la atë vetëm duke u kthyer në BeH.
Indeksonline raportoi dy ditë më herët për vdekjen e saj, ndërsa sot mediat kroate e përshkruajnë atë si ka vdekur, bazuar në rrëfimet e vëllait të saj dhe policisë. Ajo kishte ecur me orë të tëra nëpër një terren të vështirë malor, ku bora kishte arritur deri në gjymë metri, ndërsa çizmet e saj ishin pothuajse të shkatërruara, më fëmijën e vogël nën krah.
28-vjeçarja së bashku me fëmijën 2 vjeçar kishte planifikuar që së bashku me vëllain e saj Elvisin 26 vjeç, që e priste në andej kufirit në Kroaci, ta kalonte në këmbë kufirin për tu bashkuar me një një vëlla tjetër në Francë. Por nëna e re, u ngri në mes të kufirit nga të ftohtit. Pas katër orë udhëtimi, ajo nuk ia kishte dal ndërsa më pas vëllai i alarmuar që po e priste në anën tjetër të kufirit, pasi ishte me dokumente të rregullta, së bashku me policinë ishte vënë në kërkim ta gjente.
Ajo ishte gjallë por e ngrirë teksa në ambulancë tha edhe fjalët e fundit, “Ma shpëto fëmijën”, para se të vdiste. Policia menjëherë është vënë në kërkim të kontrabandistëve, dhe pas disa orë kërkimesh ata janë arrestuar./topLajm
shko