Hulumtimi më i ri hedh dritë të re në tërheqjen në mes të dy gjinive. Dhe është zbuluar që meshkujve
femrat u janë më eksituese në periudhën e dimrit. Gjatë hulumtimit meshkujt kanë vlerësuar fotografitë e femrave gjatë stinëve të ndryshme. Më së shumti vlerësime u kanë dhënë femrave gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Shkencëtarët tani besojnë që stina e vitit ka ndikim në zgjedhjen e partneres nga mashkulli, si edhe në atë sesa shumë mashtrohet, çka më së shumti bëhet gjatë ditëve të ftohta. Nuk ka shpjegim të qartë pse është kështu, por konsiderohet që kjo vjen për shkak se trupat femërorë gjatë dimrit janë të mbuluar me rroba, dhe kur në një moment të caktuar “del” ndonjë pjesë e lëkurës, meshkujt eksitohen për shkak të efektit të befasisë.
“Gjatë verës meshkujt janë të ekspozuar ndaj trupave lakuriqë femërorë, çka nuk ndodh gjatë dimrit. Prandaj, verës mund ta parashikojnë këtë, ndërsa dimrit jo, dhe kur vjen deri te zbulimi i trupit të femrës, ata befasohen dhe eksitohen. Prandaj edhe kanë vlerësuar që femrat i gjejnë më tërheqëse gjatë dimrit”, thuhet në raport.
Ashiqare që për meshkujt çiltërsia është akoma tërheqëse, çka vë në pikëpyetje trendët e reja të modës, ku femrat më shumë zbulojnë se mbulojnë./yp