Massimo Moratti, presidenti i Interit, ka bërë të ditur për “Sky Sport Italia” se ekipi zikaltër po kërkon një sulmues në afatin
kalimtar të janarit.“Të shohim se çfarë ofron tregu. Po kërkojmë një sulmues që të ndihmojë ekipin, t’i japë qetësi sepse jemi në një periudhë ku luhet një herë në tre ditë”, u shpreh Moratti.
Në mediat italiane spekulohet se Inter po kërkon të marrë Amauri, sulmuesin e Juventusit, por Moratti përgënjeshtron.
“Amauri nuk është në shitje. Edhe sikur të ishte nuk na intereson”, tha shkurt presidenti i Interit./topLajm