e shtunë, 22 janar 2011

Maqedonia i thotë PO, Dick Marty-t

Shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty.



Kjo është kumtuar nga televizioni proqeveritar Sitel, duke u thirur në burime të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE.



Siç bëhet e ditur, edhe pas paralajmërimeve të BDI-së se faktori shqiptar nuk do të pranojë raportin e Martyt, jozyrtarisht raporton Sitel se deputetët
janë dakorduar që të kenë qëndrim pro raportit të Martyt.



“Jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikollovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja pas konsultimeve të gjata do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara. Mehmeti-Devaja si deputete e vetme e bllokut politik shqiptar, sigurisht nuk do të solidarizohet me kolegët e saj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë marrë vesh për të votuar kundër projekt-rezolutës, nga e vetmja arsye se Maqedonia nuk është përfshirë në raport”, bën të ditur Sitel.

Sesioni i janarit i Këshillit të Evropës do të fillojë të hënën, dhe se rezoluta do të jetë e hapur për amendamente shtesë. Pritet që të ketë ndryshime, por jo edhe ndryshime thelbësore dhe ndryshime të përmbajtjes.



Në raportin e Dick Martyt janë hedhur akuza ndaj UÇK-së për trafikim organesh, ku përmendet si organizator kryeministri Hashim Thaçi
shko