e shtunë, 22 janar 2011

Olsi i Big Brother ka gjetur të dashur të re

Olsi me Melanine, te dashuren
19 vjecare
Kanë kaluar pak muaj që kur Najada Konomi bëri deklaratën e bujshme në media se ndahej nga Olsi, pasi nuk mund ta duronte më situatën e krijuar. Ajo nuk është mjaftuar me kaq, por e ka akuzuar atë për një sërë vesesh të cilat janë edhe
shkaktare që lidhja e tyre nuk mundi të funksionojë. 

Gjithashtu, Najada theksonte se Olsi nuk ishte korrekt edhe në marrdhënie me femrat. Olsi më pas ka replikuar duke mohuar akuzat dhe duke pohuar se ka qenë gjithnjë besnik në marrëdhënie më Najadën, me të cilën u lidh brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e parë. 

Ai ka pohuar se nuk ka pasur kurrë një histori tjetër me femra, madje as edhe një flirt të vetëm, gjatë kohës që rrinte me Najadën. 
Sipas tij, sherri filloi pasi Najada insistonte të bënte një fejesë zyrtare, ndërkohë që Olsi nuk ishte akoma gati për të. Disa muaj pas ndarjes, paparaci ynë fotografoi Najadën në pub me një djalë tjetër me të cilin nuk dimë se çfarë marrëdhënie ka. Por duket se as Olsi nuk ka ndenjuar duarkryq. 

Dy ditë më parë, ai është fotografuar nga paparaci ynë me një vajzë të re rreth të 19-ve, bionde, shumë simpatike, teksa po hynin në kinema për të parë një film. Por nëse në rastin e Najadës nuk dinim se çfarë lidhjeje mund të kishte me djalin e panjohur që e shoqëronte në pub, në rastin e Olsit nuk ka dilemma se vajza me të cilën u pa e shoqëruar ishte më shumë se mike. Sjellja e tyre të linte të kuptoje për një raport intim. 

Të dy janë parë të kapur për krahu dhe që i dhuronin njëri-tjetrit në publik jo vetëm shikime të ëmbla, por edhe puthje. Kjo na bëri kuriozë që të mësojmë më shumë mbi identitetin e vajzës. Sipas disa burimeve tona, ajo është 19 vjeç dhe ka jetuar gjithë jetës jashtë Shqipërisë, ndërkohë që është rikthyer për të vazhduar studimet këtu për stomatologji. 

Ata janë njohur në pubin ku Olsi punon si menaxher dhe më pas janë lidhur së bashku. Nuk dihet nëse kjo histori do të vazhdojë, pasi miqtë tregojnë se Melani do të rikthehet përsëri aty ku ka familjen e saj. 

Najada me djaloshin qe po shoqerohet
Të shohim se si do të vazhdojë me tej lidhja e tyre që në këtë rast do të ketë një vështirësi jo të vogël, siç është distanca, e cila jo rrallë i bën historitë e dashurisë të pamundura për t’u vazhduar. Ndërkohë, Olsi ka një tjetër projekt, që ka lidhje me rikthimin  e tij në televizion. Ai së bashku me personazhe të tjerë të njohur, do të jetë pjesës e spektaklit “Dancing with the stars”, ku do të paraqitet si balerin. 

Kësaj here thuhet që ky spektakël do të startojë në mars, ndërkohë që provat për të do të fillojnë më herët. Ne i urojmë Olsit sukses jo vetëm në këtë sipërmarrje të re televizive, por edhe në jetën e tij private./pp
shko