femre të re nga Peja, e cila kishte tentuar ilegalisht në kalojë kufirin.Siç raportojnë mediat boshnjake, atë në anën kroate të kufirit e kishte pritur vëllai i saj, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur të dielën në mëngjes nga ana e policisë kufitare kroate.
Mediat boshnjake kanë njoftuat se ajo me vete e kishte edhe fëmijën dyvjeçar, që tash është në gjendje të mirë dhe është në vend të sigurt në Kroaci, ndërsa vëllai i të ndjerës, i cili e ka informuar policinë kufitare, është marrë në pyetje dhe është nën përkujdesje të spitalit në Bihaq.
Viktima dhe vëllai I saj janë shqiptar, ndërsa për faktin se trupi i vdekur ishte gjetur në territorin e Kroacisë, hetimet për vdekjen po i kryen policia dhe prokuroria kroate.
Në bazë të deklaratës të vëllait të viktimës, mediat boshnjake njoftojnë se janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër nga kantoni i Unës, të dyshimtë se kanë qenë të përzier në këtë rast dhe në raste të tjera të kalimit ilegal të kufirit boshnjako-kroat. /Telegrafi/