e hënë, 24 janar 2011

DV: PDK 30.8 , LDK 26.3, VV 13.3 %

Pas përmbylljes së procesit të votimit edhe në Mitrovicë, rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, ka dalë me rezultatet në nivel nacional.

 PDK – 30.85 %
LDK – 26.37 %
VETËVENDOSJE – 13.30 %
AAK – 10.51 %
AKR – 8.2 %
FER – 2.63 %
LDD – 2.20 %
Ismet Kryeziu ka thënë se margjina e gabimit mund të jetë nga 1 në 3 %
Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar fitore në zgjedhjet e së dielës në Mitrovicë, me një rezultat prej 47.18%. Sipas rezultateve preliminare të Demokracisë në Veprim, LDK-ja ka dal me 22.69 %, Vetëvendosje me 11.55, AAK, 6.32 dhe FER 6.04 %.
Drejtues të DV-së kanë raportuar për parregullsi të vogla, dhe jo të tilla siç janë shënuar në zgjedhjet paraprake të 12 dhjetorit. Rreth 25% është numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar më 23 janar. Veriu nuk i është përgjigjur thirrjes së Prishtinës për të votuar, përjashto disa fshatra të thella të banuara me shqiptarë./topLajm
shko