Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, në përfundim të akt-ekspertimeve të tre të vrarëve n demonstratën e 21 janarit, kanë arritur në konkluzionin se të tre janë qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.
Sipas të dhënave të siguruara nga e përditshmja “Shekulli” nga burimet pranë Mjekësisë Ligjore dhe raporteve që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, mësohet se të tre viktimat janë vrarë nga armë zjarri në vende të ndryshme në një afat të ngushtë kohor mes tyre.
Sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes dhe në oborrin e kryeministrisë janë gjetur një sasi e madhe gëzhojash të të njëjtit kalibër 9 milimetra, të cilat janë shkrehur nga armët e efektivëve të Gardës së Republikës të tipit MP5, të prodhimit turk. Sipas Prokurorisë, plumbat e gjetur në trupin e të vrarëve janë të armëve të kalibrit të njëjtë që efektivët e Gardës kanë në përdorim, shkruan “Shekulli”.
Të shtunën në mesditë, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar gjashtë urdhër-arrestet për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, mes tyre komandantin e këtij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pesë vartësit e tij, por, policia e shtetit nuk po zbaton këto urdhra.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës, ku grupi hetimor nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës prokurorit Sokol Malaj, ka konstatuar nga hetimet paraprake të ngjarjes, elementë të veprës penale të kryer nga drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, vartësit e të cilëve dyshohet se kanë vrarë tre demonstruesit dhe kanë plagosur me armë zjarri së paku 10 persona të tjerë.
“Është lëshuar urdhër-arresti për Komandantin e Gardës gjeneral Ndrea Prendi, komandantin e njësisë numër dy të Gardës, kolonel Dashamir Shehi, efektivët e të cilit sipas rregullores kishin për detyrë ruajtjen e ambienteve të kryeministrisë. Për komandantin e njësisë speciale të Gardës major, Alfred Ahmetcenaj, komandantin Fran Prenga, komandat i njësisë Vladimir Ndreaj dhe një komandant tjetër i njësive që ishin organizatorët e planit të masave ndaj demonstratës”, citon “Shekulli” një burim të Prokurorisë.
Gjashtë drejtuesit e gardës akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzën e “vrasjes në rrethane cilësuese” kundër dy apo më shumë personave (pasi është qëlluar në drejtim të turmës) sipas Kodit Penal Civil.
Mësohet se urdhrat për arrestimin e gardistëve janë dërguar në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por, deri më tani urdhrat nuk janë ekzekutuar nga policia në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit./gs