e hënë, 31 janar 2011

Pse kemi qejf të bëjmë thashetheme

 “Psst...çka ka të re? Të gjithë e kemi bërë këtë: kemi përcjellë një thashetheme pikante apo me padurim kemi
dëgjuar të palarat e dikujt tjetër. Edhe pse papritmas mund të jemi ndier me faj, kemi vazhduar të dërdëllisim sidoqoftë.
E vërteta është që 80 për qind e bisedave tona të përditshme janë krejtësisht personale, dhe pjesa më e madhe e bisedës janë thashetheme më shumë se asgjë tjetër, sipas një studimi të vitit 2009 nga Nicholas Emler, profesor i psikologjisë në Universitetin e Surrey në Angli. Arsyeja kryesore që ne vazhdojmë ta bëjmë edhe më shumë: “Është argëtim i parezistueshëm”, tha Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në Knox College në Galesburg të Illinois. Në fakt, mendjet tona janë të thurura ashtu që të mendojnë për të në atë mënyrë, thotë antropologjistja biologjike Helen Fisher, autore e “Why Him? Why Her?: How to Find and Keep Lasting Love”. Kur ne dëgjojmë një thashetheme të re pikante, truri ynë mund të reagojë ndaj risisë së saj në të njëjtën mënyrë si ndaj ndonjë përvoje të re dhe eksituese: Ngrihen nivelet e dopaminës në tru. “Me rritjen e dopaminës vijnë ndjenjat e energjisë dhe entuziazmit”, tha dr. Fisher. 
Por kjo është vetëm një pjesë e tregimit. Pse ne e bëjmë këtë. Kur ndihmon dhe kur dëmton është po aq fascinuese sa... paj, një thashetheme e mirë.. Lexoni më poshtë sekretet e kësaj – dhe lirisht shpërndajini fjalët.
    
Pse e bëjmë këtë
Përgjigjja e shkurtër: ta kuptojmë njëri-tjetrin. Pasi që ç’është e drejta kurrë nuk e dimë se çka janë duke menduar të tjerët, duke mbledhur informata nga dhe për ta – në esencë, duke luajtur detektivin amator – është mënyrë më e afërt për të hyrë brenda kokave të tyre. “Ne jemi gjithmonë duke eksploruar, duke tentuar ta zbulojmë misterin përbrenda,” tha Emrys Westacott, profesor i filozofisë në  Alfred University në New York dhe autori i librit të ri “The Virtues of Our Vices”. Duke folur, edhe atëherë kur është thashetheme, është një mënyrë e rëndësishme për t’i njohur njerëzit nëpërmjet njerëzve tjerë, pajtohet Susan Hafen, profesoreshë e komunikimit në Weber State University në Utah.
Sigurisht, ka mënyra më të mira për ta bërë këtë, por në të vërtetë ne nuk mund të durohemi. Thashethemet janë pjesë e ADN-së sonë. Mendojeni si një instinkt mbijetese. Për të mbetur gjallë dhe përparuar, paraardhësit tanë parahistorikë është dashur të arrijnë t’i kuptojnë punët e brendshme në komunitetin e tyre – kujt kanë mundur t’i besojnë për të dalë në gjueti së bashku, me kë duhej të çiftohen. Përgojimi ka qenë mënyra sesi e kanë zbuluar këtë. “Ne në parim jemi pasardhësit e një grupi të njerëzve që fusin hundët në punë e të tjerëve”, tha dr. McAndrew.
Ne mund të mos kemi nevojë të bëjmë thashetheme për të mbijetuar në mënyrën e njëjtë si paraardhësit tanë, por kjo mund të na ndihmojë se kujt t’i besojmë (“Askush nuk mund të thotë një fjalë te keqe për Susie”) apo nga kush të shmangemi (“Çdokush është duke folur se çka ka bërë Linda”). Është një mënyrë për të naviguar rrjetet tona komplekse shoqërore, tha Robin Dunbar, drejtor i Institute of Cognitive & Evolutionary Anthropologyn në Universiteitn e Oxfordit. 
Në anën tjetër, ne po ashtu bëjmë thashetheme për t’i informuar të tjerët se kush jemi ne. Le të themi që ju ia përcillni një thashetheme pikante për jobesnikërinë e fqinjit tuaj. Duke ofruar opinionin tuaj për këtë gjë ju mundësohet që ta tregoni vetë karakterin tuaj të moralshëm. Në anën tjetër, ju do të zbuloni nëse pajtohet me ju personi me të cilin jeni duke “biseduar”. Derisa flisni bashkë detajet dhe gjykoni veprimet negative , “ajo çka jeni duke bërë në të vërtetë është që thoni, ‘Ne jemi më të mirë se ata’”, thotë dr. Fisher. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vetë vlerat tuaja.”
Aspekti pozitiv i thashethemeve

Përveç që liron materiet kimike të trurit që bëjnë të ndiheni mirë si dopamina, thashethemet po ashtu rrisin edhe nivelet e progresteronit, një hormon që redukton stresin dhe shqetësimin, sipas një studimi të fundit të Universitetit të Michiganit. Mirëqenia jonë merr një shtytje tjetër nga fakti që thashethemet na lidhin. “Ju qeshni, ju qani...ju lidheni,” tha dr. Fisher. “Ju jeni duke e forcuar lidhjen mes juve dhe personit me të cilin jeni duke folur.”
Dhe në vend të punës, duke qenë të mbushur me një mal me thashetheme ju mund të jeni në pozitë përparësie – veçanërisht tani. Një studim i vitit 2008 nga Society for Human Resource Management (SHRM) ka zbuluar që gjatë periudhës 12-mujore gjatë recesionit, 54 për qind të profesionistëve të Human Resources (burimeve njerëzore) kanë raportuar një ngritje në thashethemet e zyrës për suspendimet e mundshme. Prandaj bisedat për kolegë jo vetëm që ju sigurojnë informata të dobishme ditë për ditë, si gjërat që i shkaktojnë bezdi shefit tuaj, por po ashtu mund të merrni paralajmërime për sigurinë e vendit tuaj të punës. Ju dëgjoni gjëra me anë të thashethemeve që zakonisht nuk do të kishin dalë publikisht,” tha dr. Westacott. “Nuk ka memo zyrtare për informata si këto, dhe prapëseprapë njerëzit kanë nevojë t’i dinë”. 
Një plus tjetër: Thashethemet na mbajnë në rregull. Sipas një studimi të vitit 2004 të Florida State University, thashethemet na mësojnë se çka është sjellje normale dhe e pritur, dhe na ndalon të mos bëjmë të kundërtën. “Duke kuptuar që dikush mund të flasë për ju, ju parandalon të silleni në mënyrë të papranueshme,” tha dr. McAndrew.


Aspekti negativ i thashethemeve

Nuk është befasi: Përgojimi mund të jetë dëmtues, sidomos kur kemi të bëjmë me bisedë keqdashëse që nuk shërben asnjë qëllim përpos se të përpiqemi të ulim dikë tjetër për ta ngritur veten lart. Jo vetëm që është përjashtuese, por “ajo çka vëni në sferën publike mund ta dëmtojë në të vërtetët reputacionin e dikujt,” tha Westacott. Dhe me ardhjen e mesazheve textuale, pastaj Facebook, Twitter dhe YouTube, thashethemet tani ndodhin në një shkallë shumë më të madhe dhe më të shpejtë. “Më herët është dashur më shumë kohë që informatat prej pikës A të shkojnë në pikën B,” tha dr. McAndrew. “Teknologjia ka lëvizur përpara më shpejt se aftësia jonë për ta menaxhuar.”
A do të thotë kjo që ne bëjmë më shumë thashetheme, sepse jemi të lidhur me teknologjinë tonë 24/7? E vështirë të thuhet, pajtohen ekspertët, meqenëse është fenomen i vështirë për t’u matur. Ajo çka ka ndryshuar, thonë ata, është mënyra sesi ne e bëjmë këtë – dhe informatat e papërmbajtshme që i shpërndajmë. “Ka ndryshuar qasja ndaj privatësisë,”, thotë dr. Westacott. “Të moshuarit shpesh çuditen me atë që të rinjtë janë të gatshëm të vënë në domenin publik. Kjo transparencë vullnetare çon deri te problemet, ju postoni një fotografi të dikujt në gjendje të dehur, dhe pastaj ai nuk fiton punën apo nuk pranohet në kolegj”- apo edhe shumë më keq. Dëshmia shqetësuese: titujt kryesorë shokues të gazetave si i studentit të Rutgers University i cili ka bërë vetëvrasje pasi që është ekspozuar online. 
Cila është zgjidhja? Një vetëcensurë më e mirë. “Kur dyshoni, mos e bëni!” tha dr. McAndrew. “Ju gjithmonë mund ta bëni të njohur një gjë  edhe më vonë nëse dëshironi, por nuk mund ta ktheni mbrapa, kur njëherë del nga çanta.” Vetëm pse dini një thashetheme atraktive nuk do të thotë që duhet edhe ta shpërndani. Matni pluset dhe minuset para së të thoni diçka. Pyetni veten, nëse them këtë gjë a do ta dëmtojë dikë, apo e gjitha është thjesht argëtim? Dhe pastaj përgjigjja le të jetë udhërrëfyesi juaj./kn
shko