Pas lajmeve në media se nëna e fëmijës së Christiano Ronaldos është një studente britanike, dhe ajo po i kërkon
lojtarit të ia kthej fëmijën, motra e Ronaldos u ka dhënë fund thashethemeve.“Nuk ka grua që e thërret vëllain dhe i kërkon ta kthej fëmijën. Gjithçka është fabrikim i medias. Fëmija nuk ka nënë. Ajo është e vdekur”, ka thënë Katia Alveiro, motra e Christiano Ronaldo.
Sipas të përditshmes The Sun, motra e futbollistit vendosi tu jap fund thashethemeve duke e kthyer të vërtetën për historinë e djalit të vogël që ka bërë mjaft bujë në media kohëve të fundit. Ky lajm ka shokuar të gjithë, pasi tani për të përkujdeset gjyshja Dolores. “Nëna e fëmijës është nëna ime. Ajo është 24 orë me të. Christiano i vogël është sikur vëllai im, gjëja me e rëndësishme në jetë”, ka përfunduar ajo./topLajm