e martë, 25 janar 2011

Vret veten në mes të parkut

Një baba, të cilit i ishte mohuar e drejta për të parë fëmijët e tij, vrau veten dje në një park në Luton (Angli), pas 15 orësh qëndrimi me një
shotgun që ia kishte drejtuar vetes.
30-vjeçari i quajtur Steven, vendosi armën në gjoksin e tij dhe qëlloi një herë duke i dhënë fund jetës.

Policët u munduan që burri të dorëzonte armën dhe gjatë negociatave ai u kishte thënë oficerëve se kjo gjë kishte të bënte më të dashurën e tij e cila nuk e linte të takonte fëmijët.

Kur Steven u rrethua nga policët e armatosur, ai vrau veten./tch
shko