AAK-ja nuk e ka ndërmend të hyjë në koalicion që do të ndërmend të hyjë në asnjë koalicion që do të ndërtonte Qeveri të qëndrueshme e që për kryeministër e ka Hashim Thaçin, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së, për Kohën Ditore.
“Nuk do të pranojmë që ministrat tanë të kenë shef Hashim Thaçin”, tha ky zyrtar.
Pozicioni kundër Thaçit duket të jetë të forcuar edhe pas kthimit të një delegacioni partiak nga Haga, ku ata kanë takuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili gjendet atje në pritje të përmbylljes së procesit të rigjykimit të tij.
Blerim Kuçi, Ahmet Isufi dhe Ali Berisha janë kthyer nga Haga për t’u “raportuar” kolegëve në parti se cili është pozicioni i Haradinajt në lidhje me bashkëqeverisjen e mundshme me PDK-në, e Hashim Thaçit.
Zyrtarët e AAK-së kanë thënë se lideri i tyre, Ramush Haradinaj gjendet në pozitë të vështirë, edhe për faktin se po duhet që të ballafaqohet me çështje politike, në një kohë kur është duke u përballur me një proces gjyqësor. /Telegrafi