e martë, 8 shkurt 2011

AAK: Jo veç me PDK-në. E vetmja formule e pranueshme PDK-LDK-AAK

U miratua vendimi. Jo kolaicionit me PDK-ne. Këshilli Drejtues i AAK-së vlerëson se koalicioni më i mirë është PDK-LDK-AAK, dhe me kete formule ata do te pranonin te beheshin pjese e ekzekutivit , në të kundërtën, AAK do të qëndrojë në opozitë.


Ne vazhdim po ua sjellim te plote komunikaten e leshuar nga AAK

"Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një mbledhje të përbashkët, vlerësuan se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë si në aspektin ekonomik, politik, institucional dhe shtetëror.


Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vlerëson se mungesa e liderit z. Ramush Haradinaj është ndier në tërë skenën politike dhe si pasojë e kësaj gjendja në Kosovë është rënduar edhe më shumë.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qartësi politike, veprime të mençura institucionale në mënyrë që të ndryshohet për të mirë kahja që ka marrë vendi për shkak të procesit të lënduar zgjedhor dhe qeverisjes së keqe në tri vjetët e kaluara.

Megjithë vërejtjet e shumta për procesin zgjedhor, i cili është karakterizuar me parregullësi të shumta, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësojnë që duhet pranuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat janë certifikaur nga KQZ me 7 shkurt, 2011.

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së janë të bindur se rrugëdalja më e mirë në rrethanat e sotme në Kosovë, është krijimi i koalicionit të gjerë midis PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi e vetme për të tejkaluar situatën e rëndë në të cilën gjendet Kosova. Në një përbërje të tillë, AAK-ja do të jepte kontributin e vet për të stabilizuar shtetin e Kosovës, tejkaluar ngërçin politik, përmirësuar kornizën ligjore zgjedhore dhe për të vendosur sundimin e ligjit në prioritet të pashmangshëm.

Në rast të mos-mbështetjes së këtij propozimi nga subjektet tjera politike, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vendosin sot (e martë, 8 shkurt 2011) që AAK-ja përfundimisht të qëndrojë në opozitë parlamentare.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të jetë konstruktiv, aktiv dhe i fuqishëm në opozitë-bërje si mënyrë e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës." perfundon komunikata e AAK-se./toplajm 
shko