e premte, 25 shkurt 2011

Ami dhe Ermali, aventurat në Vjenë

Partnerë në jetë, por si do të funksionojë çifti Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi si partnerë në skenë?! 


Ajo natyrë pak a shumë serioze dhe ai natyrë plot humor tashmë po përgatiten të shfaqen në krah të njëri-tjetrit, në një format plot alegri, në fillim të pranverës në ekranin e “Vizion Plus”. 


Të dy të ardhur nga një spektakël humori si show “Portokalli”, ata mezi po presin të shfaqen për herë të parë çift në ekran. 


Largimi i Ermalit si fillim nga ky spektakël humori i “Top Channel”, është pasuar tashmë nga Ami, duke lënë pas shumë vitesh spektaklin “Portokalli” për të prezantuar spektaklin “Dancing with thë stars”. 

Ata i mblodhën miqtë e tyre të afërt në 09.10.2010, në datën e shënuar të martesës së tyre. Pas pak muajsh si të martuar, çifti i ka mbledhur sërish miqtë e tyre për një festë speciale në promovimin e revistës së tyre, guida për organizimin e ceremonive të dasmës “Ami”. Miqtë e tyre kanë kaluar shumë orë duke u argëtuar në lokalin “Matis” në Tiranë, një nga lokalet e njohur për praninë e njerëzve VIP në Tiranë me moton “Feel good”. 

Në promovimin e revistës së tyre të përvitshme “Ami Event’s”, Ami dhe Ermali kanë ndarë me miqtë e tyre kënaqësitë e martesave të suksesshme që ata kanë organizuar në një viti pjesë e të cilave u bënë dhe ata vetë, ndërsa shkëmbyen unazat në një ceremoni të veçantë që organizuan në Tiranë. Në festë kanë qenë shumë kolegë të tyre nga spektakli “Portokalli”, shumë të ftuar nga stafi i “Top Channel”, ku ata kanë punuar kaq vite, dhe nga stafi i “Vizion plus”, ekrani ku ata do të shfaqen të dy tani e tutje. Mes të ftuarve ishin Agron Llakaj, Julian Deda, Marina, Besart Kallaku, Marina dhe Luana, ish-konkurrentë të spektaklit “Big Brother” si dhe miq politikanë, këngëtarë e artistë të tjerë. Natyrisht që pjesë e kësaj ftese përuruese ishin dhe disa çifte VIP të sapomartuar, nga agjencia e Amit dhe Ermalit, si për shembull deputeti i PD-së Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij, Edlira. Por tashmë Ami dhe Ermali kanë marrë prenotimet për martesat e vitit 2011, që kanë filluar tashmë për këtë vit. Por ata natyrisht çdo gjë të rëndësishme që ndodh me “Ami Event” e shkruajnë në revistën e përvitshme të tyre, ku bëhet një përmbledhje e dasmave VIP me të veçanta, më të bukura që ata organizojnë në një vit.

NË VJENË, ATY KU POZOJNË NË TË FTOHTË

Nëse një vit më parë bënë një aventurë të tillë në Venecia, kësaj here kanë menduar të zhvendosen në qytetin klasik Vjenë, ku kanë realizuar një set fantastik të fotove, disa prej të cilave janë botuar në faqet e revistës së tyre me titull “Ami”. Vjena ka qenë destinacioni i dytë ku ka udhëtuar çifti dhe ku kanë pozuar me tendencat e fundit të veshjes së një çifti. Sipas burimeve tona fotot janë realizuar në muajin nëntor 2010, pak pas ceremonisë së tyre të dasmës në Tiranë. Ata u kanë rezistuar temperaturave të ulëta në
Vjenë, duke përballuar të ftohtin ndërsa kanë pozuar për orë të tëra në pikat më mbresëlënëse të qytetit të rrallë, ku ata shfaqen një
çift mondan. Kësaj here Ami pozon me fustan nusërie në të bardhën e
dëborës i “La Sposa”. Jo më kot është zgjedhur i bardhë, pasi tendencat në Shqipëri po anashkalojnë panin dhe po shkojnë drejt
së bardhës klasike.

PLANET E REJA TË ÇIFTIT

Pas martesës, gjithkush mund të pyesë se nëse ata kanë plan të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë, dhe nëse do dëshironin një vajzë apo një djalë. Por mesa duket, asnjë plan për këtë fëmijë në jetën e tyre, për faktin se ende ata po i përkushtohen karrierës së tyre televizive dhe biznesit. Pas largimit nga spektakli “Portokalli”,
Ami pritet të nisë një sezon të ri në një tjetër ekran dhe me një tjetër format që është “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”, që vitin e kaluar u prezantua nga Alketa Vejsiu. Ami, e cila ende nuk është shprehur e gatshme të flasë rreth këtij projekti televiziv ndryshe, në rrethet e saj miqësore është shprehur se, “Dancing with the stars” i përshtatet si format dhe po pret me shumë qejf startimin e tij. Por natyrisht që në këtë show, ajo për herë të parë do të ketë partner, partnerin e saj në jetë, Ermal Mamaqin. Nuk ka qenë ky një vendim krejt i papritur dhe i pamenduar nga ta, pasi disa herë kishin shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e një emisioni, ku të përfshiheshin të dy. Dhe mesa duket, oferta e duhur u erdhi pikërisht në momentin e duhur, të cilin ata presin me pasurim ta shijojnë.
shko