e premte, 25 shkurt 2011

“The Economist”: Policia sekrete e Sali Berishës e implikuar në trafikim organesh

Dalin ne pah dëshmi të reja që mbështesin raportin e raportuesit të Këshillit të Europes Dik Marti për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri. Kështu shkruan revista prestigjoze britanike “The Economist”, në publikimin e saj të rradhës mbi këtë temë. 


Në një analizë te tij gazetari Tim Judah deklaron se ka në dorë transkriptin original të dy intervistave më dëshmitarë që kanë dijeni për tregtinë e organeve, të cilët implikojnë edhe ish- policinë sekrete të qeverisë së atëhershme të Sali Berishës. 

“Gjatë dy ditëve të fundit kanë dalë në dritë dy dokumente të reja që kanë përfunduar në mediat serbe dhe perforcojnë më tepër pretendimet e shkruara në raportin e Dik Martit”, thuhet në artikull. Sipas Xhudah, këto dëshmi i janë dhënë nga një burim konfidencial në vitin 2003, të cilat i janë përcjellë edhe administratës së Kombeve të Bashkuara. 


Bëhet fjalë për dëshmitarë shqiptarë që rrëfejnë për serbë të rrëmbyer dhe të vrarë me qëllim marrjen e organeve. Duke cituar një prej dëshmive, “The Economist” shkruan se “Të tilla operacione kishin mbështetjen e policisë sekrete shqiptare të qeverisë së atehershme te Sali Berishës, i cili është ende sot kryeministër i Shqipërisë”. 

Në këto dokumente nuk përmendet emri i kryeministrit aktual te Kosoves Hashim Thaci, por ato të Ramush Haradinaj dhe të vëllait te tij Daut Haradinaj. 



Nga një përmbledhje e këtyre dëshmive rezulton se gjatë periudhës qershor-tetor 1999, 100 deri 300 njerëz, shumica e të cilëve meshkuj serbë, janë rrëmbyer për t’u dërguar në Shqipëri. 100 prej tyre janë dërguar në një qendër paraburgimi, nga ku i janë hequr organet të cilat më pas janë transportuar për në aeroportin e Tiranës për të udhëtuar me pas drejt Turqisë.


Dëshmitarët sipas “The Economist”, janë të gjithë shqiptarë, të cilët kanë qenë pjesë e ish-ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër prej tyre kanë qenë të përfshirë personalisht ne transportimin e 90 serbeve ne veri dhe qendër të Shqipërisë. 


Ndërsa tre prej tyre thonë se kanë dorëzuar të burgosurit serbë në shtëpinë klinike pranë Burrelit dhe kanë ndihmuar vetë në transportimin e organeve. Dokumenti i parë mban datën 30 tetor 2003 dhe ka një aneks me dëshmitë e dërguara nga UNMIK tek Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë. Ndërsa dokumenti i dytë daton 12 dhjetor 2003 dhe është dërguar nga drejtuesit e UNMIK Departamentit të Drejtësisë. Por në këto dokumenta asnjë prej dëshmitarëve nuk ka parë me sytë e tyre procedurat mjekësore te heqjes se organeve/bw
shko