e mërkurë, 2 shkurt 2011

Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas një pune të suksesshme operative kanë arrestuar tre persona të dyshuar për
kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës bëri të ditur se hetimet lidhur me këtë rast, kishin filluar para disa muajve kur viktima e raportuar si person i zhdukur ishte gjetur nga policia e Pejës.
Nga ajo kohë, hetuesit e Drejtorisë së hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore kanë pasur informacione se viktima ishte trafikuar gjatë kohës sa ka qenë person i zhdukur. 
Kurse gjatë hetimeve të rastit policia ka arritur të zbulojë disa lokacione ku kishte qëndruar viktima gjatë kësaj kohe, kështu që dje janë arrestuar tre personat e dyshuar, Enver Z.(1967), Sheqir P.(1968) dhe Enver D.(1968).
Bëhet e ditur se viktima aktualisht është strehuar dhe ndodhet nën përkujdesje sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit, kurse të gjithë personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Qarkut- Pejë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./kn
shko