e enjte, 3 shkurt 2011

Thaçi nis negociatat për bashkëqeverisës nga e hëna

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, tha sot se do të jetë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm. Ai shtoi se do ta luajë rolin
unifikues, por jo prej pozitës së presidentit, por prej asaj të shefit të ekzekutivit.

Thaçi ka theksuar se që tani ka të garantuar shumicën e ulëseve në Kuvend dhe se nga e hëna e ardhshme do të nisë zyrtarisht të ftojë subjektet, që do të përfaqësohen në Kuvend, për të folur rreth koalicionit. 

Po kështu, ai ka ritheksuar se të tri funksionet më të larta shtetërore nuk do t’i takojnë PDK-së, mirëpo ka bërë të ditur se presidenti do të jetë njeriu që ka kaluar nëpër garën e fundit zgjedhore.

Këto komente ai i bëri në Qendrën Informative Kulturore të BE-së, në Prishtinë./yp
shko