e premte, 11 shkurt 2011

Çfarë dëshiron Adriana Lima për Valentin?

Shën Valentini për Lima dhe burrin e saj Marko Jariq nuk është ditë e zakonshme. Pikërisht në ditën e të dashuruarve, supermodelja braziliane dhe
basketbollisti i NBA festojnë përvjetorin e martesës.

Adriana për magazinën “People” zbulon se kjo festë për te është shumë e veçantë dhe se në vend të gjesteve të mëdha dhe të shtrenjtë, këtë vit ka vendosur për detaje intime me të cilat sërish do të tërheq të dashurin e saj.

Engjëlli i shtëpisë së modës “Viktorias sikret” me këtë rast nuk vendos asnjë parfum, sepse konsideron se era natyrale e lëkurës është më seksipile, ndërsa muzikën e Mishel Galaso do ta shfrytëzojë për krijimin e atmosferës romantike.

Edhe pse është fanse e “push ap” recipetave dhe tangave të zeza, Adriana thotë se për të nuk ka rëndësi se çfarë do të veshë për këtë rast, sepse edhe po të vishet, shumë shpejt do të zhvishet.

Në pyetjen çfarë do dëshironte që burri i saj t’i përgatiste në këtë 14 shkurt, ajo deklaroi se do të donte ai sërish ta kërkojë dorën e saj. Ëmbëlsira apo lule, ajo u përgjigj: “Për mua që të dyja shkojnë bashkë”./yp
shko