e premte, 11 shkurt 2011

Dafina nuk shkoi në Danimarkë, organizatori i kërkon 2 500 euro

Ishte paralajmëruar se këngëtarja Dafina Zeqiri do të këndonte të dielën e 30 janarit në një koncert në Danimarkë, por ajo nuk ka
qenë aty, sipas njoftimit të saj në Facebook, për shkak të organizatorit Samir Kuqi.

Në anën tjetër, organizatori në Kopenhagë, për shkak të korrektësisë me adhuruesit dhe me pjesëmarrësit në koncertin e pa mbajtur të 30 janarit, ka thënë se deklarata e Dafinës është e pabazë.

Këngëtarja, për mosardhjen e saj në koncert e hedh fajin mbi organizatorët, por e vërteta duket se është ndryshe, sepse mosardhja e saj lidhet kryekëput me probleme të saj të “jetës”, ndërsa në një njoftim në një radio shqiptare në Danimarkë organizatori i kërkon miqësisht Dafinës që t’ia kthejë shumën e paradhënies prej 2500 eurosh, raportojnë mediat shqiptare./yp
shko