Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin. Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare. Nga burime të besueshme të portalit Qendra, mësohet se AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar, Adem Demaçi.
Marrëveshja mësohet se është arritur të dielën në mes të AAK-së, Vetëvendosjes, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga LDK-ja. Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidim mund të votojnë për Demaçin. /Telegrafi