e premte, 18 shkurt 2011

Dhjetë gafat më të famshme të Berluskonit

1. Për Musolinin

“Musolini s‘ka vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte njerëzit me pushime në azil te brendshëm. Kampet e internimit të regjimit fashist ishin ‘si kampe pushimi”.

2. Për sekretaret italiane, në një takim në bursën e Nju Jorkut

“Italia është tani një vend fantastik për të investuar... Sot ne kemi më pak komunistë dhe ata që janë, ende mohojnë të kenë qenë të tillë. Një tjetër arsye për të investuar në Itali është se kemi sekretare shumë të bukura".

3. Një deputeti gjerman të Parlamentit Evropian në vitin 2003

“E di se në Itali po prodhohet një film mbi kampet naziste të përqendrimit. Do t‘i them një fjalë regjisorit të të zgjedhë ty për rolin e kapos, do të ishe perfekt". Më vonë ai u shpreh se kishte bërë shaka dhe se i referohej një karakteri nga seritë televizive "Hogan‘s Heroes".

4. Pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për superioritetin e qytetërimit tonë, një sistem që ka garantuar mirëqenie, respekt për të drejtat e njeriut dhe në kontrast me vendet islamike, respekt për të drejtat fetare dhe politike, një sistem që ka vlerën e tij të të kuptuarit të diversitetit dhe tolerancës..."

5. Mbi propozimin për themelimin e agjencisë së
standardeve të ushqimit të BE-së në Finlandë e jo në Parma

“Parma është sinonim i kuzhinës së mirë. Finlandezët nuk dinë as çfarë është proshuta. Unë kam qenë në dietë finlandeze dhe e di mirë se çfarë do të thotë".

6. Mbi karrierën e tij si politikan

“Unë nuk kam nevojë për post për të qenë i pushtetshëm. Unë kam shtëpi në gjithë botën, jahte fantastike, aeroplanë të bukur, një grua të bukur, familje të bukur... Unë po sakrifikoj duke qëndruar në post"

7. Ministres së Mundësive të Barabarta, Mara Carfagna

“Do të shkoja kudo me ty, edhe në një ishull të shkretë. Nëse s‘do isha i martuar, do të martohesha me ty menjëherë”. Por, kjo s‘i pëlqeu aspak bashkëshortes së tij, Veronika Lario, e cila shkroi një letër në faqet e "La Repubblica", ku kërkonte falje prej tij.

8. Sipërmarrësve turq, të cilët e vizituan atë për çështje pune

"Keni plotësisht mbështetjen time, kur kam qenë i ri kam pasur një të dashur fantastike turke".

9. "Edhe unë kam qenë pak ‘shtëpiak‘, kur studioja dhe isha djalë shtëpie, fshija pluhurat dhe herë-herë bëja dhe pazarin. E di sa e lodhshme është për të bërë punët e shtëpisë dhe për të krijuar një klimë qetësie kur bashkëshorti kthehet në shtëpi".

10. Në Samitin e Brukselit, në fund
të Presidencës së Italisë në BE

“Le të flasim për futboll dhe femra. (Duke u kthyer nga kancelari gjerman i martuar katër herë, Gerhard Shrëder) Gerhard, pse nuk fillon ti?".
shko