e diel, 27 shkurt 2011

Drogba gati, Lampard e Terry afër largimit

Synimi i Roman Abramovicit është që të bëjë një riparim “gjeneral” në Stamford brigde duket gjithnjë e më e qartë, kurse pos Didier Drogbas dhe Nicolas Anelkas, të cilët përmenden tash e një kohë di lojtarë që do të largohen, afër listës së transferim janë edhe John Terry dhe Frank Lampard.

Mediet britanike shkruajnë se Drogba është i pakënaqur me atmosferën në klub, por edhe me statusin e tij, andaj ka paralajmëruar dorëzimin e kërkesës për transferim në rast se Carlo Ancelotti nuk e fut në formacionin bazë për ndeshjen e ardhshme derbi me Manchester Unitedin.  
Por, kjo nuk do t’i shkaktojë aq kokëdhembje Chelseat, pasi aty tashmë është sjellë Fernando Torres, kurse sa i përket ikonave të klubit, Lampardit dhe Terryt, spekulohet se  Abramovici dëshiron t’i zëvendësojë me lojtarë më të rinj. Pos kësaj, me shitjen e tyre synohet të begatojë buxhetin e klubit.  
David Luiz është lojtari që do të duhej të zëvendësonte Terryn, kurse në listën e dëshirave për zëvendësimin Lampardit janë edhe Kaka dhe Wesley Sneijder./kn
shko