e diel, 27 shkurt 2011

Jep dorëheqje kryeministri i Tunizisë


Kryeministri i Tunizisë, Muhamed Ganushi, ka dhënë dorëheqje nga posti, pas rishpërthimit të dhunës në rrugët e vendit.

“Dorëheqja ime është në shërbim të atdheut”, tha Ganushi në televizionin shtetëror.
Ai ishte aleat i vjetër i presidentit të përmbysur, Ben Ali, dhe kishte premtuar se do të udhëhiqte vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në trazirat e fundit në Tunis./ki
shko