e hënë, 21 shkurt 2011

Harry Potter është i varrosur në Izrael (video)

Një varr në Izrael është bërë destinacion shumë popullor turistik, pasi nga ky vend rrjedh Harry Potter. 
Megjithatë, nuk është fjala për magjistarin nga romani i shkrimtares britanike J.K. Rowling, por një 17-vjeçar, i cili i ishte bashkuar ushtrisë britanike dhe kishte vdekur në betejën e Hebronit më 1939.

Fansat e Potterit gjetën varrin në Raml, në Izrael, derisa autoritetet as që kishin ditur se ai ekziston. Varri po tërheq vëmendjen e turistëve më shumë se lokacionet arkeologjike në atë zonë, transmetojnë agjencitë. 
Shumë hebrenj religjiozë ua ndalojnë fëmijëve të tyre të lexojnë për Harry Potterin, pasi e konsiderojnë pagan. 
Një emër tjetër i njohur që paraqitet në një varr izraelit është William Shakespeare, shofer i kamionit në ushtrinë britanike./kn

shko